Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona huazon një kampion bote në Itali, detajet e marrëveshjes

Samuel Umtiti është transferuar në Serie A. Qendërmbrojtësi francez është huazuar nga Barcelona te Lecce, ekip ku luan edhe Kastrioti Dermaku, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Xavi ia kishte bërë të qartë Umtitit faktin që nuk e kishte në planet e së ardhmes dhe ky i fundit ka pranuar kalimin tek ekipi italian, që siguron një përforcim të rëndësishëm për objektivin mbijetesë.

Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për huazimin pa kushte të kampionit të botës. Pagën e tij (20 milionë euro bruto) do vazhdojë ta paguajë Barcelona, me Leccen që ka detyrimin e kalimit të disa shpërblimeve në arkën e katalanasve lidhur me paraqitjet e grumbulluara nga mbrojtësi.

Umtiti u transferua nga Lyoni te Barcelona për 25 milionë euro në verën e vitit 2016. Dy vite më vonë ishte titullar i Francës në suksesin e madh në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që në “Camp Nou” ka fituar shtatë trofe deri tani.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...