Me një video të postuar në profilin zyrtar në Twitter dhe në kanalin e saj në Youtube, Barcelona i ka prezantuar botës Mauro Icardin kur ka qenë thjeshtë një fëmijë. Të mërkurën në mbrëmje sulmuesi argjentinas do të sfidojë për herë të parë në një ndeshje zyrtare Barcelonën skuadrën tek e cila hodhi hapat e parë në karrierë, me shpresën që këtë herë të shënojë në mitikun Camp Nou si kapiten i Interit. Në këtë video dallohet qartë që Icardi ka qenë një goleador i lindur që në moshë fare të re pasi kur ishte 14 apo 15 vjeç realizonte një “mal” me gola me katalanët.
