La Liga

Barcelona i tregon “derën”, portieri refuzon të largohet

Norberto Murara Neto refuzon të largohet nga Barcelona dhe këmbëngul të respektojë edhe vitin e fundit që i ka mbetur në kontratën që e lidh me katalanasit. Drejtuesit e blaugranëve kanë përfshirë portierin brazilian në listën e lojtarëve që duhet të largohen në këtë merkato në mënyrë që të stabilizojnë situatën financiare, mirëpo 32-vjeçari nuk ndan të njëjtin mendim me klubin.

Ish-portieri i Juventusit ka pasur disa oferta dhe mundësia për të lëvizur nga Barcelona ka qenë reale, mirëpo Neto i ka refuzuar alternativat duke shkaktuar reagimin e drejtuesve të Barçës.

Këta të fundit kanë “kërcënuar” portierin që në rast se vazhdon të refuzojë ofertat, atëherë do t’i mbyllin në mënyrë të njëanshme kontratën. Prej vitit 2019, Neto është pjesë e Barcelonës mirëpo në asnjë moment nuk ia ka dalë të shndërrohet në një titullar duke qenë se në këtë rol është preferuar gjithnjë gjermani Ter Stegen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency