Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona kërkon Agueron, garë me Juventusin

Emri i Sergio Agueros do të jetë një prej më të nxehëteve në merkaton e verës. Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit do të lërë Manchester City-n dhe ju pëlqen disa prej klubeve më të mirë të Europës, mbi gjithë të tjerëve Barcelonës dhe Juventusit. Siç bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, Aguero mund të veshë fanellën blaugrana sezonin e ardhshëm, por vetëm me disa kushte të përcaktuara ekonomike që duhet të jenë në favor të blaugranave. Klubi katalanas në fakt nuk ka aspak ndër mend t’i garantojë Agueros 12 milionë eurot në sezon që merr aktualisht te Manchester City, por një pagë shumë më të ulët në një kontratë me bazë fikse dhe me një seri bonuesesh në lidhje me arritjen e objektivave si në planin individual edhe në atë të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle klubi që ka shfaqur interes më të madh është Juventusi. Objektivi i klubit bardhezi, sipas të përditëshmes Sport është ai për të lënë të lirë Ronaldon dhe për të bërë dy blerje të reja në sulm, një prej të cilëve është Aguero. Në garën me Juventusin, gjithsesi Barcelona nuk ka aspak dëshirë të futet në një ankand, pasi nuk ka gatishmërinë financiare. El Kun e mirëpresin në Camp Nou, vetëm me kushte të qarta ekonomike, dhe në këtë aspekt Juventusi, ka shumë më tepër për t’i ofruar sulmuesit argjentinas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...