Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Barcelona me fat, peshkon Rayo Vallecanon, spikat Sevilla-Valencia

Kupa e Mbretit zbulon çiftet e fazës së 1/8-ave, që do t’i zhvillojë ndeshjet javën e ardhshme, më saktësisht në datat 26, 27 dhe 28 janar. Spikatin duelet Rayo-Barcelona dhe Sevilla-Valencia. Si në raundet e mëparshme, do të luhet një takim i vetëm, çka do të thotë se mund të kemi surpriza të tjera, sikurse kanë ndodhur deri tani me eliminimin e Real Madridit apo Atleticos.

Favoritja e madhe për suksesin përfundimtar është Barcelona, ​​sigurisht duke iu referuar edhe statistikave, pasi e ka fituar plot 30 herë këtë trofe. Kujtojmë që të enjten “blaugranat” djersitën për 120 minuta lojë për të eliminuar Cornellan. Tani do të matin forcat me Rayo Vallecanon. Do të jetë ndeshja e tetë radhazi që futbollisët e Koemanit do të luajnë larg “Camp Nout” (Huesca, Athletic, Granada, Real Sociedad, Athletic, Cornellà dhe Elche këtë fundjavë).

Dy finalistët e edicionit të fundit (finalja ende nuk është luajtur dhe nuk ka një datë zyrtare), Athletic Bilbao dhe Real Sociedad, gjithashtu aspirojnë ta fitojnë edhe këtë sezon Kupën e Mbretit. Bilbao do të përpiqet të mposhtë Alcoyanon në El Collao.

Valencia, e cila dy vjet më vonë është ende kampioni në fuqi i Kupës, do të duhet të vizitojë “Sánchez Pizjuán” për një duel elite me Sevillan.

El Navalcarnero, i cili eliminoi Eibarin, do të presë Granadën. Do të ketë edhe duele të tjera të tilla interesante si, Betis-Real Sociedad  Girona-Villarreal apo Valladolid-Levante. Risi krahasuar me raundet e mëparshme është përdorimi i teknologjisë VAR.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...