Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona ndërroi mendje, si u shua në avion ëndrra e Cedric Bakambu…

Para zyrtarizimit të talentit të Bragës, Trincao, i cili do t’i bashkohet Barelonës pas 1 korrikut, “blaugranat” praktikisht kishin mbyllur marrëveshjen për sulmuesin Cedric Bakambu të Guoan të Pekinit, që konsiderohej zëvendësuesi ideal i Luis Suarezit. Lojtari ka marrë avionin për në Spanjë për të nënshkruar kontratën e jetës, por është “zgjuar” nga ëndrra nga telefonata e papritur dhe brutale e Eric Abidalit: “Kemi ndryshuar mendje, gjetëm një sulmues tjetër!”

28-vjeçari bëri ironi mbi “situatën e tij të vështirë”, duke i kërkuar uebfaqes së futbollit, Transfermarkt, që të ndryshojë historinë e transferimeve në profilin e tij, ku duhet të lexohet “pothuajse i Barcelonës”.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, ne i besojmë procesit. Faleminderit Zotit për gjithçka. Shihemi sërish @AntoGriezmann,” – komenton më tej 28-vjeçari.

Gjigantët katalanë kishin arritur marrëveshjen e huazimit me klubin kinez për ish-lojtarin e Villarrealit dhe zyrtarizimi do të bëhej në limitet e merkatos, sigurisht pasi sulmuesi të kalonte testet mjekësore, por ajo telefonatë e mallkuar e Abidalit bëri që Bakambu të mbetej në Hong Kong (tranzit), për t’u kthyer te skuadra kineze, që po zhvillon fazën përgatitore në Korenë e Jugut.

Në sezonet 2015-2018 Bakambu spikaste te Veillarreali, skuadër me të cilën luajti në 75 ndeshje në La Liga, duke shënuar 32 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...