Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona në sprintin final për blerjen e Antoine Griezmann

Siç raporton sot e përditshmja spanjolle “Sport”, Barcelona është duke përshpejtuar tratativën që do të sjellë në “Camp Nou” francezin e Atleticos së Madridit, Antoine Griezmann. Janë vetë lojtarët “blaugrana” që i urojnë mirëserdhjen në organikën e tyre sulmuesit që pritet të veshë fanellën e katalanasve gjatë kësaj vere. Bashkatdhetarët e tij Digne, Umtiti dhe Dembélé, mësohet t’i kenë dërguar mesazhe të shumta në WhatsApp Griezmannit me një kontekst të qartë, me ftesën: “Të presim te Barça!”
Aktualisht, “Los Colchoneros” janë duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj sulmuesit në mënyrë që ky i fundit të mos largohet, duke e joshur madje edhe me ofertën e rinovimit që do të parashikonte kushte të tjera financiare. Por mënyra më e mirë për Atleticon për të bindur Griezmannin do të ishte një projekt premtues dhe efektiv. Është pikërisht ky avantazhi i Barcelonës lidhur me të ardhmen Griezmannit, pasi siç dihet gjigantët katalanas kanë në dorë letra më të mira në të gjitha aspektet.

Transferimi i sulmuesit 27-vjeçar në Katalunjë do të kishte pa dyshim një impakt shumë pozitiv për formacionin e Valverdes. Me afrimin e tij Barça do të përfitonte shërbimet e një sulmuesi polivalent që për lojën e katalanëve do të rezultonte shumë eficient. Tashmë Barcelona ka nisur sulmin për të mbyllur me sukses operacionin “Griezmann”, edhe pse klauzola e tij e largimit është plot 100 milionë euro. Duke parë moshën dhe nivelin e performancës së francezit në La Liga, ky do të ishte një investim i justifikuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...