Formula 1

Barcelona negocion për të qëndruar mbetur në kalendar

Organizatorët e Çmimit të Madh të Barcelonës në Botërorin e Formula 1 kërkojnë që kjo garë të qëndrojë në kalendarin e këtij kampionati edhe pas vitit 2019.

Për këtë arsye ata kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Liberty Media që ka në zotërim Formula 1 për zgjatjen e kontratës aktuale, që skadon në fund të vitit 2019. Lajmi u konfirmua nga Presidenti i cirkuitit, Vicenc Aguilera.

“Jemi duke punuar për këtë çështje. Po diskutojmë dhe unë shpresoj që Formula 1 të qëndrojë në këtë cirkuit edhe për shumë vite të tjerë. Gjithsesi, nuk mund të jap detaje për negociatat”, tha Aguilera.

Ndërkaq, drejtori i këtij cirkuiti, Joan Fontsere, publikoi edhe bilancin për vitin 2018 të cirkuitit dhe këtu përfshihen të gjitha garat e zhvilluara në pistën katalanase.

Ajo që të bën përshtypje është se audiencën më të madhe e kishte gara e Formula 1 me 172 144 persona në tribuna, e ndjekur nga gara e Botërorit të MotoGP me 155 401 tifozë të pranishëm.

Në të njëjtën kohë, u publikua edhe kalendari i garave që do të zhvillohen në pistën e Barcelonës për vitin 2019, ku përbën risi përfshirja në të e garës së European Le Mans Series dhe garës prolog të World Endure Championship.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top