Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Barcelona nis operacionin “fshesa”, klubi i mbyll “derën” një tjetër mbrojtësi

Një ndeshje nga fundi i sezonit në La Liga, Barcelona ka kthyer vështrimin drejt sezonit të ri. Pas një sezoni të vështirë, me luhatje dhe pasiguri, në fund objektivi Champions është një mision i përmbushur, por tani, në Barcelonë janë të vetëdijshëm se ka ende punë për të bërë. Misioni i radhës? Ringritja e skuadrës dhe rikthimi i klubit në nivelet më të larta, jo vetëm në Spanjë, por edhe në arenën europiane.

Në këto moment, klubi po punon me ritme të larta, por nuk bëhet fjalë vetëm për afrime, pasi në ambientet e katalanasve është momenti dhe për operacionin “fshesa”. Në radhë për të mbyllur aventurën është Oscar Mingueza.

23-vjeçari, produkt i katalanasve nuk është më në projektin e skuadrës dhe trajnerit Xavi dhe mbrojtësi po shqyrton ofertat, pasi largimi është i pashmangshëm. Mingueza numëron 65 ndeshje në total me skuadrën e Barcelonës dhe ka realizuar 2 gola, ndërsa në këtë sezon ai ka luajtur vetëm në 18 sfida në kampionat, duke u zhdukur nga formacioni.

Kontrata e mbrojtësit skadon në qershorin e vitit 2023, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet rreth 10 milionë euro, por drejtuesit do të pranonin edhe një ofertë deri në 8 milionë euro. Klubet më të interesuara për shërbimet e tij për momentin janë, Hertha Berlin dhe Valencia, me këta të fundit që kanë më shumë shanse, pasi Mingueza preferon të luajë ende në La Liga, por në krahun tjetër berlinezët kanë vuajtur në këtë sezon dhe ende nuk kanë siguruar mbijetesën në Bundesliga. Gjithsesi, ndaj Villarreal, Mingueza do të prezantohet për herë të fundit si lojtar i Barcelonës, me mbrojtësin i cili nuk ia doli që në këto dy  vite të bindte drejtuesit për cilësitë e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...