Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona nis punën për merkaton e verës, “pengon” rinovimin e sulmuesit me Dortmund

Merkato mbetet kryefjala e momentit në botën e futbollit dhe tani skuadrat kanë nisur manovrat e tyre “sulmuese” për të përforcuar organikën.

Një prej tyre është edhe Barcelona, e cila po studion tregun dhe po bënë gati terrenin për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.

18-vjeçari refuzoi rinovimin me klubin gjerman dha spanjollët kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë, pasi sulmi mbetet në vëmendje në shtëpinë e katalanasve.

Natyrisht Xavi dhe Barcelona disponojnë një emër të madh në këtë repart si Lewandowski, por Moukoko shihet si e ardhmja e sulmit dhe katalanasit po bëjnë të pamundurën për të përshpejtuar në tratatativa dhe për kompletuar këtë lëvizje në verë, atëherë kur gjermani do të mbyllte kontratën me Dortmund dhe do të udhëtonte drejt Barcelonës si një transferim me parametra zero.

Gjithsesi, Barcelona ka shumë konkurrencë në këtë operacion, pasi për Moukoko interesohen edhe klube të tjera, por siç raportojnë mediet gjermane, Barcelona për momentin është një hap përpara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...