Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona pa Messin ndaj Eibarit, “Djajtë e Kuq” për vazhdimësinë ndaj Wolves

Nuk ka pauzë në ekranin e SuperSportit, edhe pse jemi në prag të vitit të ri. Këtë të martë, duke nisur nga ora 17:00, do të transmetohet katër takime nga dy kampionate elitare, LaLiga dhe Premier League.

Në orën 19:15, në “Camp Nou”, do të zhvillohet Barcelona-Eibar, sfidë në të cilën Ronald Koeman nuk do të ketë në dispozicion Lionel Messin, i cili udhëtoi drejt Argjentinës për Krishtlindje. “Pleshti”, në fakt, do të mbërrijë në Barcelonë në mbrëmje, por për shkak të një problemi të vogël u la jashtë skuadrës nga holandezi, për ta pasur në formë optimale në fillim të vitit.

Më herët, në orën 17:00, do të transmetohet sfida Sevilla – Villareal, një përballje e fortë rivalësh për zonën Champions. “Nëndetësja e Verdhë” pati një ecuri shumë të mirë në fillim të sezonit dhe renditet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Sevilla ka tri pikë më pak, por dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. Po nga kampionati spanjoll, në orë 21:30, do të transmetohet Levante-Betis.

Nga Premier League është përzgjedhur si ndeshja më e rëndësishme e ditës Manchester United – Wolves, që do të nisë në orën 21:00. “Djajtë e Kuq” kanë patur një ecuri shumë të mirë në tetë javët e fundit, teksa kanë regjistruar 6 fitore dhe 2 barazime. Aktualisht mbajnë vendin e katërt (27 pikë), me 5 pikë më pak se Liverpooli, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Nga ana tjetër, “ujqërit” ndodhen në mesin e tabelës me 21 pikë, me 6 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje.

Ndeshjet në SuperSport

Sevilla – Villareal  17:00

Barcelona – Eibar 19:15

Man. United – Wolves        21:00

Levante – Betis     21:30

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...