Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona përmbys Leganesin, e zgjidhin Suarez e Vidal

Barcelona vuan shumë por ia del të marrë maksimumin e pikëve në fushën e Leganesit, ku fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2. Edhe në këtë sfidë, përtej fitores, u pa qartë se Antoine Griezmann nuk po funksionon në skemat e Valverdes, madje goli që vulosi suksesin e “blaugranave” u realizuar pikërisht nga futbollisti që zëvendësoi sulmuesin frencez, Arturo Vidal.

Takimi nisi keq për kampionët në fuqi të Barcelonës, që u ndëshkuan që në minutën e 12 nga En Nesyri, i cili realizoi një gol të mrekullueshëm, duke lënë të palëvizur portierin Ter Stegen me një gjuajtje të prirët, brenda zonës, me topin që përfundoi në trekëndësh.

Barcelona mundi të reagonte vetëm në pjesën e dytë, pas një skeme të mirëmenduar nga “yjet” e saj. Lionel Messi nuk preferoi goditjen drejtpërdrejt në portë, pasi një faulli të fituar nga miqtë nga thuajse 30 metra largësi, por pasoi për Suarezin, që me kokë barazoi shifrat në 1-1.

Golin e fitores Vidal e shënoi në minutën e 79-të, i ndihmuar edhe nga fati, pasi topi i ardhur nga këndorja iu dha në formë asisti në mënyrë të pavullnetshme nga një mbrojtës. E në këtë rast, pozicioni i Vidalit nuk mund të konsiderohej jashtë loje. Një sukses me vuajtje për katalanët e që lë të hapur debatin rreth përshtatjes së Griezmannit, blerjes 100-milionëshe të verës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...