Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona prenoton talentin e Sao Paolos, në korrik vishet “blaugrana”

Barcelona ka arritur një marrëveshje me klubin brazilian São Paulo për të bllokuar për një milionë euro kartonin e talentit Gustavo Maia, përmes një opsioni blerjeje sapo të hapet merkatoja e verës. 19-vjeçari ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, ku luajnë Juanfran dhe Dani Alves, megjithatë konsiderohet një lojtar me të ardhme të ndritur.

Për të nënshkruar me futbollistin, Barça do të duhet t’i paguajë 3.5 milionë euro të tjera São Paulo për 70% të të drejtave ekonomike. Sipas medieve në Brazil, qëllimi i klubit katalan është ta bëjë pjesë të tijin lojtarin para 15 korrikut, afati i fundit për të ushtruar mundësinë e blerjes.

Maia, i cili do të nënshkruante për pesë vjet me “blaugranat”, ka një kontratë me klubin trengjyrësh deri në vitin 2022. Ai është një anësor shumë cilësor, me një këmbë të djathtë fortë dhe finalizues i rrezikshëm. Ai ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje me São Paulon dhe ishte një nga lojtarët më të shquar të  kupës “Copinha” (kupa e të rinjve), ku e zbuluan skautët e Barçës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...