Merkato

Barcelona pret oferta për Cillessen, pritet lëvizja e Napolit

Barcelona nuk e përjashton mundësinë e largimit të Jasper Cillessen. 29-vjeçari i blerë për 13 milionë Euro në verën e 2016-ës, nuk luan titullar dhe nuk e fsheh dëshirën për të nisur një aventurë të re pasi ka disa oferta.

Te Barcelona po bëjnë vlerësimet për gardianin holandez, i cili nuk rëndon në bilanc, por shitja e tij mund të mbushë arkën. Cillessen ka klauzolë prej 60 milionë Eurosh, por mund të lihet i lirë për shumë më pak se aq.

Së fundi mediat italiane kanë raportuar se në gjurmët e holandezit, ish portier i Ajaxit, është edhe Napoli, që kërkon t’i besojë endin e lënë bosh nga Pepe Reina, që u largua për te Milani.

To Top