Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Barcelona, rikthimi në Premier dhe Gerrard: Coutinho flet hapur

Philippe Coutinho la Barcelonën në merkaton e janarit për t’u rikthyer në Premier League. Fantazisti brazilian është huazuar tek Aston Villa, ekip me të cilin ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar po kaq asiste.

Aventura në “Camp Nou” nuk shkoi aspak mirë. Barcelona pagoi 135 milionë euro te Liverpooli në janarin e vitit 2018, por 29-vjeçari nuk i hedh poshtë vitet e kaluara në La Liga.

Nuk pendohem për transferimin nga Liverpool te Barcelona. Në disa raste duhet të marrësh disa vendime të forta dhe një nga ëndrra e mia ishte të luaja me katalanasit.

Atëherë mora të vendim, me respekt dhe mirënjohje për Liverpoolin dhe miqtë e mi në atë klub”, theksoi lojtari brazilian, i cili foli edhe rreth aventurës tek Aston Villa.

“Ishte dëshira ime të rikthehesha në Premier League. Po e shijoj këtë aventurë, ndihem shumë i lumtur. Po punoj fort çdo ditë për të luajtur mirë dhe për të marrë rezultate pozitive.

Gerrard? Gjithmonë e kam admiruar, ka qenë një nder i madh për mua të luaja me të. Stërvitjet e tij janë intensive, Steven ka ambicie të mëdha”, deklaroi Coutinho.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...