Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona rinovon me një tjetër talent

Carles Perez rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Barcelonën. Sulmuesi 21-vjeçar i cili ka spikatur në këtë fillim sezoni duke shënuar edhe 1 gol ndaj Real Betis, ka zgjatur edhe për 3 vite marrëveshjen e tij me skuadrën blaugrana. Perez ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2022, në praninë e presidentit Bartomeu dhe drejtuesve të tjerë të klubit. Pas Ansu Fati një tjetër talent zgjat bashkëpunimin me Barçën. Me rikthimet nga dëmtimi të Suarez e Dembele, minutat e Perez do të reduktohen ndjeshëm megjithatë ai do të presë shansin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...