Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona shënjestron Salah, mund të jetë egjiptiani goditja e madhe!

Mohamad Salah mund të jetë përfocimi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” klubi katalanas e konsideorn egjiptianin si alternativën kyresore nëse negociatat për afrimin e Antoine Griezmann nuk do të shkonin në mënyrën e duhur.

“AS” raporton se sulmuesi i është ofruar drejtuesve blaugrana, më konkretisht pjestarë të zyrës që menaxhon të drejtat e 25-vjeçarit kanë dhënë të gjithë gatishmërine tyre për të mbyllur me sukses bisedimet që tashmë kanë nisur. Madje mësohet se gjatë periudhës së fundit ka pasur takime të shpeshta mes zyrtarëve të Barcelonës dhe disa prej njerëzve të besueshëm të lojtarit.

Pa diskutim që nuk do të jetë një rrugë pa pengesa, pasi përveç akordit me futbollistin duhet gjetur marrëveshja me Liverpoolin. Të kuqtë nuk ulen në bisedime nëse në tryezë nuk janë të paktën 100 milionë euro, megjithatë nuk e konsiderojnë të pashitshëm egjiptianin, aq sa e kanë menduar edhe zëvendësuesin e tij që është Nabil Fekir i Lionit. Mohamed Salah zhviloi një sezon fantastik me Liverpoolin duke u përzgjedhur si lojtari më i mirë i Premier Leagues dhe fitoi titullin e golashënuesit më të mirë  me 32 gola të realizuar, për momentin ai po rekuperohet nga dëmtimi i pësuar në finalen e Championsit dhe është në luftë me kohën për të qënë i pranishëm në Kupën e Botës.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...