Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona “shkund xhepat”, katalanasit mposhtin Chelsean dhe transferojnë sulmuesin

Raphael Dias Belloli, i njohur ndryshe si Raphinha është tashmë një hap larg nënshkrimit me Barcelonën. Edhe pse garën për futbollistin brazilian e udhëhiqte klubi i Chelseat, së fundmi katalanasit kanë bërë një sforco ekonomike dhe kanë ofruar plot 58 milionë euro në drejtim të klubit anglez ndërsa për t’u konsideruar është edhe një bonus prej 10 milionë eurosh.

Në këtë formë, blaaugranat barazuan ofertën e Chelseat për 25-vjeçarin, por dëshira e këtij të fundit për të luajtur në Camp Nou rezultoi vendimtare dhe tashmë janë për t’u mbyllur edhe detajet e fundit para se Raphinha të udhëtojë për në Spanjë dhe për të hedhur firmën më të rëndësishme në karrierë.

Kujtojmë se Raphinha ka mbyllur marrëveshjen personale me Barcelonën katër muaj më parë, mirëpo transferimi ishte në dyshim vetëm prej vështirësisë financiare të Barçës. Sezonin e fundit, Raphinha u aktivizua në 35 ndeshje të Premier League me Leeds duke shënuar 11 gola e duke asistuar në tre raste ndërsa rezultoi vendimtar për të shpëtuar ekipin nga rikthimi në Championship. Në këtë merkato, Barcelona ka afruar edhe Franck Kessie e Andreas Christensen, ndërsa synojnë edhe Cesar Aspilicuetan nga Chelsea.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...