Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Barcelona si një luan dhe jo si mace”, Ancelotti: Te Reali për të gjithë jetën

El Clasico nuk ka kurrë nevojë për ndihmë nga turbulencat jashtë fushës për t’u bërë një spektakël i madh i futbollit, por me Real Madridin që gjendet nëntë pikë larg Barcelonës së vendit të parë, ky është ndoshta “treni i fundit” për “Los Blancos” për të rihapur kampionatin. Nga ana tjetër, një fitore në shtëpi do të çonte Barçën në pauzën ndërkombëtare me një epërsi thuajse të padepërtueshme prej 12 pikësh me 12 ndeshje të mbetura në La Liga.

Real Madridi ka fituar deri më tani dy tituj këtë sezon, por Carlo Ancelotti është shumë i vetëdijshëm rreth rregullit të pashkruar të skuadrës “merengues”, ku mosfitimi i kampionatit, Copa del Rey-t apo Championsit mund të sjellë dhe shkarkimin. Pavarësisht presionit, Ancelotti është shumë i qetë dhe ai beson se ka bërë mjaftueshëm për të vijuar qëndrimin në Madrid.

”Është një vlerësim që i takon klubit, por unë e kam thënë dhe e përsëris, do të qëndroja këtu gjatë gjithë jetës nëse do të kisha mundësi, por kjo është e pamundur. E shijoj çdo ditë qëndrimin tim në këtë klub. Rregullat e shkruara ndryshojnë, dhe të pashkruarit ndryshojnë gjithashtu. Por, besoj se do ta fitojmë të paktën një trofe”.

Sa i takon El Clasicos, Ancelotti u shpreh se skuadra e tij duhet të ndryshojë perceptimin rreth Barcelonës, ndërsa për strategjinë e këtij takimi italiani u shpreh shumë qartë kur tha se skuadra e tij do të luajë futboll ofensiv.

LEXO EDHE:

”Duhet ta shohim Barcelonën si një luan dhe jo si një mace. Nëse e shohim si një mace, ndeshja do të na duket si një party. Do të jetë një ndeshjë vendimtare ndaj një kundërshtari të shkëlqyer dhe që ka bërë shumë mirë këtë sezon. Në të tilla sfida ka gjithmonë frikë por kjo është dicka normale. Dy orët para ndeshjes janë më të vështirat, por ju siguroj se në këtë ndeshje do të jemi më sulmues se kurrë.

Spektakli do të jetë i gjithi rezervuar në ‘Spotify Camp Nou’ të dielën në orën 21:00, ku do të zbresin dy skuadrat që kanë shkruar historinë e futbollit spanjoll dhe që kanë magjepsur me rivalitetin e tyre në vitet e fundit. El Clasicon do të keni mundësi ta ndiqni vetëm në ekranin e Digitalb/Supersport, me emision të dedikuar para dhe pas ndeshjes.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...