La Liga

Barcelona synon shkëputjen, spikat Sevilla-Valencia

Pas triumfit në Superkupën e Katalunjës në Lleida ndaj Espanjolit me 11-metërsha Barcelona i rikthehet kampionatit, ku e pret një ndeshje e lehtë në letër përballë ekipit më të dobët në Primera Division. Në orën 20:45 skuadra blaugrana do të përballet me Malagën, që ka grumbulluar vetëm 2 pikë në 12 ndeshjet e fundit, sidoqoftë ashtu si edhe në Ishujt Kanarie armiqtë kryesorë mbeten nënvlerësimi i kundërshtarit dhe vetëkënaqësia, për më tepër humbja 2-0, 13 muaj më parë pikërisht në La Rosaleda i kushtoi me shumë gjasa Barcelonës titullin në ligën spanjolle. Pavarësisht impenjimit tepër të rëndësishëm me Chelsea-n dhe ndryshimeve të pritshme në formacion trajneri Ernesto Valverde do të bëj cmos për të dalë nga Andaluzia me 3 pikët, për të mos cuar dëm fitoren e vyer të javës së kaluar me Atletikon, që e shkëputi Barcën plot 8 pikë larg “bardhekuqve” të Simeones. Në orën 18:30 Levante viziton në Coliseum Alfonso Perez Getafe-n, pa sulmuesin e përfaqësueses Armando Sadiku, që mungon për arsye dëmtimi, gjithsesi skuadra valenciane ka nevojë të kthejë rrotën e fatit, sidomos pas shkarkimit të trajnerit Juan Muniz, që mori 6 barazime dhe plot 9 humbje në 15 ndeshjet e fundit, duke e lënë ekipin në një situatë shumë të vështirë. Në orën 16:15 në Ramon Sanchez Pizjuan Seviljes i nevojiten patjetër 3 pikët ndaj Valencias, për të mbërthyer trenin Champions.

To Top