Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona synon yllin e United për të blinduar mesfushën

Paul Pogba eshte duke konsideruar mundësinë për t’i dhënë lamtumirën Manchester United, lajmin e publikon e përditshmja spanjolle AS referuar gazetës torineze Tuttosport, sipas të cilës sekretari teknik i Barcelonës Eric Abidal është duke projektuar një goditje të madhe, kalimin e Paul Pogba në Camp Nou. Për ta vërtetur diçka të tillë përmendet fakti se takimi mes tyre nuk ka qënë thjesht një kafe mes miqsh por Abidal është parë me mesfushorin francez të Djajve të Kuq në Beverly Hills. Referuar lajmit të merkatos që publikon AS, Pogba dhe Abidal kanë biseduar mbi transfertën e mundshme të 25-vjeçarit tek blaugranat edhe pse ky nuk parashikohet aspak një operacion i lehtë, duke nisur nga fakti se lojtari ka një kontratë të vlefshme me United deri në vitin 2021. Mbetet për t’u parë sa ka avancuar me strategjinë e tij joshëse Eric Abidal për francezin kampion bote. Mesfushori ka qënë në orbitën e katalanëve që në vitin 2015 dhe ndoshta ky mund të jetë viti kur Barcelona më në fund të arrijë të ketë shërbimet e tij.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...