Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona tenton sulmuesin e kombëtares, katalanasit përfitojnë nga kontrata e lojtarit

Vështirësitë financiare të kohëve të fundit, kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës t’i kushtojnë një vëmendje ekstra lojtarëve me parametër zero në tregun e transferimeve. I radhës që ka përfunduar nën shënjestrën e katalanasve është Nico Williams.

Lojtari i datëlindjes së vitit 2002 që aktivizohet në radhët e Athtletic Bilbaos konsiderohet si një nga sulmuesit e së ardhmes dhe aktualisht është në vitin e fundit të kontratës me baskët. Ndaj, drejtuesit blaugrana nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Williams që tashmë është bërë pjesë edhe e kombëtares së Spanjës.

Lexoni edhe:

Katalanasit kërkojnë të kuptojnë qëllimet e sulmuesit dhe përfaqësuesit të tij, e nëse palët nuk rinvojnë me Bilbaon, atëherë Barcelona do të tentojë të bindë sulmuesin për të “blinduar” kështu repartin ofensiv të trajnerit Xavi Hernandez.

Këtë sezon, Nico Williams e ka nisur më së miri duke regjistruar katër asiste në katër ndeshjet e para të LaLiga-s.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...