Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona thyen rekordin që kishte vënë vetëm tri javë më parë në El Clasico

Barcelona shënon një tjetër rekord botëror sa i përket futbollit të femrave. Në sfidën kundër Wolfsburgut në gjysmëfinale të Championsit, të cilën vajzat “blaugrana” e fituan thellë 5-1, ishin të pranishëm 91 648 mijë spektatorë. Një rekord absolut, që as që mendohet se mund të thuhet nga një skuadër tjetër, veçse nga vetë Barcelonë.

Edhe pse vetëm 95 tifozë më shumë krahasuar me El Clasicon e 30 marsit kundër Realit të Madridit (91 553 spektatorë), është një rekord i ri për Barcelonën, që po dominon futbollin e femrave në Spanjë dhe Europë.

Me një kapacitet prej 99 354 ndenjësesh, “Camp Nou” është stadiumi më i madh Europë, por nëse për skuadrën e meshkujve është e zakonshme mbushja e këtij impianti, për futbollin femrave nuk mund të gjesh një precedent që mund t’i afrohet mbështetjes që japin tifozët katalanë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...