Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça ushtron të drejtën e blerjes së sulmuesit 19-vjeçar brazilian

Barcelona ka ushtruar të drejtën e blerjes për sulmuesin e talentuar brazilian Gustavo Maia, duke paguar në arkat e klubit brazilian të San Paolos 3.5 milionë euro, në një operacion që kapi shifrën e 4.5 milionë eurove në total.

Kjo pasi klubi katalan kishte paguar një milionë euro në janar për të pasur të drejtën e blerjes këtë verë, të cilën sipas njoftimit të vetë klubit të San Paolos, e ushtroi sot duke kryer pagesën e plotë.

Gustavo Maia ka spikatur në skuadrën e të rinjve të San Paolos ku bën pjesë që prej 2018-ës dhe ka shënuar 30 gola në 36 ndeshje, por ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të klubit brazilian.

Megjithatë tani do të transferohet në “Camp Nou” dhe do të ketë mundësinë të debutojë në futbollin profesionist me një nga klubet më të mëdha të planetit dhe përkrah një ylli të futbollit si Lionel Messi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...