Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona zihet ngushtë, oferta e re e United për De Jong është super

Sirena angleze për De Jong
Sirena angleze për De Jong

Frenkie De Jong, edhe pse mendon se është në klubin më të madh, duket se do të jetë i detyruar të ndryshojë ambient për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Te Barcelona nuk është se ka shkëlqyer, edhe pse trajneri Xavi Hernandez shpesh ka theksuar se është pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Gjithsesi është një trajner tjetër që ia njeh edhe më shumë vlerat, Erik ten Hag. Holandezi e ka pasur mesfushorin nën urdhra tek Ajax, ku edhe u bë i famshëm De Jong.

Tani ai kërkon të ribashkohet me të te Manchester United. Oferta e parë e “Djajve të kuq” ishte 60 milionë euro plus bonuse, ndërkohë që tani kjo shifër është rritur.

Klubi i Premier League, sikurse raportojnë mediat në Spanjë, ofrojnë 70 milionë euro plus bonuse dhe me shumë mundësi tani Barcelona do të mendohet mirë për shitjen e De Jong.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...