Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona zyrtarizoi marrëveshjen për blerjen e Arthur nga Gremio

Barcelona njoftoi këtë të diel se ka arritur marrëveshjen me skuadrën Gremio të Porto Alegres në Brazil për blerjen e lojtarit Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo. Klubi katalan mund të ushtrojë këtë të drejtë gjatë muajit korrik të 2018-ës. “Blauganat” do të paguajnë 30 milionë euro plus 9 milionë në forma të tjera.

Në bazë të marrëveshjes fillestare, Barça do ta bënte pjesë të sajën Arthur në janar të 2019-ës, duke e lënë te Gremio në formë huazimi, por në klubin katalan nuk e përjashtojnë mundësinë e afrimit të futbollistit që në verë.

Klauzola e largimit të lojtarit ishte 50 milionë euro, por Barcelona mundi ta ulte ndjeshëm çmimin, pasi vendosi ta lejonte qëndrimin e futbollistit te Gremio deri në janar të 2019.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...