Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona zyrtarizon Agueron, në kontratë edhe një klauzolë stratosferike

Marrëveshja ishte arritur prej ditësh ,por zyrtarizimi erdhi vetëm sot. Sergio Aguero është futbollisti më i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka firmosur për dy sezone me klubin blaugrana dhe do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh neto në vit.

Lajmin e dha vetë klubi katalan në rrjetet sociale, ku postoi një foto të sulmuesit argjentinas me fanellën e Barcelonës, teksa zbulohet se në kontratë është parashikuar edhe një klauzolë prishjeje prej 100 milionë eurosh.

Sulmuesit 33-vjeçar i përfundoi kontrata me Manchester City-n, pas 10 sezonesh në klubin britanik dhe drejtuesit e “citizens” nuk i ofruan një marrëveshje të re, ndaj u transferua te Barcelona me parametra zero.

El Khun rikthehet në kampionatin spanjoll pas 10 sezonesh, duke qenë se më herët ka veshur fanellën e Atleticos së Madridit, ku edhe spikati para se të transferohej te Manchester City, ndërsa tani do të ketë mundësi të luajë në krah të shokut të tij te kombëtarja argjentinase, Lionel Messit.

Gjatë 10 viteve te Manchester City, Aguero numëron 390 ndeshje dhe 260 gola të shënuar, ndërsa drejtuesit e “citizens” kanë premtuar se argjentinasit, David Silvës dhe belgut Kompany do t’u ndërtojnë një përmendore në ambientet e jashtme të stadiumit “Etihad”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...