Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barçës i ofrohet sulmuesi i Arsenalit, por Xavi është “i fiksuar” pas Moratas

Pierre-Emerick Aubameyang i ofrohet Barcelonës. Sipas informacioneve të “El Chiringuito”, sulmuesi i Arsenalit nuk është pjesë e planeve të trajnerit Mikel Arteta dhe marrëdhënia e tyre muajt e fundit është bërë e paqëndrueshme, ndaj sulmuesi do të mirëpriste largimin e tij nga skuadra angleze. Megjithatë, te Barça mendojnë vetëm afrimin e Álvaro Moratas gjatë këtij janari. Sulmuesi spanjoll, në pronësi të Atleticos së Madridit, por i huazuar tek Juventusi, është i zgjedhuri Xavit për të kontribuar më shumë gola për “azulgranët”. “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshjen me Fiorentinën për blerjen e Vlahovicit, kështu që Morata nuk do të ketë të njëjtën peshë në sulmin bardhezi.

Ekipet e tjera, përfshirë Juventusin dhe PSG-në, janë gjithashtu shumë të vëmendshme për të ardhmen e sulmuesit nga Gaboni. Aubameyang ka bërë 14 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar katër gola. I ardhur nga Borussia e Dortmundit, sulmuesi u shndërrua referencë e sulmit të Arsenalit, por marrëdhënia e tij e keqe me Artetën i ka hequr të gjitha privilegjet dhe ai pritet të largohet në ditët në vijim ose verën e ardhshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...