Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Nuk luajti me Arsenalin, Ozil më pranë Juventusit

Vijnë nga Anglia lajmet e fundit të merkatos që bëjnë të ëndërrojnë tifozët e Juventusit. Mesut Ozil, që kërkohet me ngulm nga Manchester United, është shumë i interesuar për ofertën që Juventusi i ka prezantuar në ditët e kaluara.

Në horizont shfaqet hipoteza e një Juventusi me orientim gjerman. Në javët e fundit kanë  ardhur qartësi në lidhje me të ardhmen e Benedikt Howedes, që do të blihet përfundimisht nga Schalke edhe pse mbrojtësi nuk do të luajë 25 ndeshjet sezonale, që do ta bënin të detyrueshme blerjen, më pas erdhën dhe deklaratat e Sami Khediras, që shprehu dëshirën për të rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2019, ndërkohë që janë shuar edhe dyshimet mbi transferimin e Emre Can. Liverpooli nuk do ta shesë në këtë sesion të merkatos, dhe do ta lërë të bashkohet me Juventusin në gusht, kur mesfushori gjerman do të firmosë një kontratë 5-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon.

Me Howedes, Khedira dhe Emre Can mund t’i bashkohet edhe qershia mbi tortë, Mesut Ozil që në moshën 29-vjeçare dhe pas 8 sezonesh të kaluara mes Realit të Madridit dhe Arsenalit duket se ka si qëllim të provojë një eksperiencë të re. Seria A e intrigon dhe Juventusi pa dyshim është një destinacion i preferuar. Ozil nuk do të rinovojë kontratën e tij me Arsenalin dhe natyrisht do t’i vlerësojë të gjitha ofertat që do të shkojnë në drejtim të tij, por për momentin Juve është e favorizuar ndaj konkurrencës edhe pse duhet punuar në drejtim të pagës së kampionit gjerman, që për momentin përfiton 10 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...