Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sevilla gjen suksesin e parë sezonal, por Lopetegui nuk i gëzohet dot fitores

RCDE Stadium “shijoi” pesë gola në sfidën Espanyol-Sevilla, por tifozët vendas u zhgënjyen nga humbja 2-3 e Espanyl ndaj Sevilla-s.

Pjesa e parë foli e gjitha për miqtë, që realizuan 3 gola brenda 45 minutave. Ishte Lamela ai i cili zhbllokoi rezultatin, duke shënuar që në minutën e parë. Më pas në minutën e 26’ Carmona dyfishoi rezultatin për Sevilla-n, ndërsa në minutën e 45’ ishte po ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës duke realizuar dopietë personale dhe njëkohësisht duke i dhuruar ekipit të Lopetegui golin e tretë.

Ndërsa vendasit mundën të gjenin vetëm njëherë rrugën drejt rrjetës në fraksionin e parë, duke realizuar në minutën e 45+5’ me Joselu, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë do të realizohej vetëm një gol dhe ai ishte realizimi i Braithawaite në minutën e 62’, me danezin që duket se te Espanyoli ka gjetur veten.

Më pas në minutën e 84’ Sevilla do të mbeste në inferioritet, kjo pasi autori i golit të parë të këtij takimi, Lamela, mori kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë ndeshja nuk mbaroi këtu, pasi Lamela nuk ishte i vetmi që u ndëshkua këtë të shtunë, trajneri i Sevilla-s Lopetegui mori karton të kuq pasi arbitri nuk e duroi me sjelljen e teknikut.

Kështu pas javës së pestë Sevilla ngjitet në vend të 15 me 4 pikë, Espanyol bie në vend të 16 po me katër pikë.

Ndërkohë vlen të theksohet se mesfushori i kombëtares shqiptare Keidi Bare që luan për Espanyol dhe mesfushori me origjinë shqiptare që luan për Sevilla-n, Adnan Januzaj qëndruan vetëm në stol gjatë këtij takimi.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...