Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bare: Dua ta mund Spanjën, kthehem shpejt në Kombëtaren A

Përkrah trajnerit Bushi, më konferencën për shtyp të Shpresës u shfaq kapiteni Keidi Bara, për të cilin përballja me Spanjën mbetet e veçantë për faktin se me shumë futbollistë të kësaj skuadre është përballur në kampionatin spanjoll.

“Ndjesia është e veçantë, por t’i lëmë ndjesitë unë dua vetëm të fitoj. Do të futemi të gjithë për të fituar dhe besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Më vjen keq se kemi pasur ekip të mirë, kemi dominuar dhe kemi luajtur mirë e më vjen keq ku jemi në renditje. Mund të bënim më shumë.

Bare thekson më tej se skuadra duhej të kishte bërë diçka më shumë në fazën sulmuese.

Edhe fati bën pjesën e vet, në futboll po nuk pate fat është e vështirë. Por megjithatë, e përsëris që na mungoi goli, faza sulmuese që duhej të shënonim gola, kemi patur shumë raste që nuk i kemi shfrytëzuar.

Por si e komenton mesfushori mungesën e ftesës nga Panucci në Kombëtaren A?

Unë kam qenë edhe në Kombëtaren A, por tani jam te Shpresa. Është vendimi i trajnerit për të mos më grumbulluar në këtë moment. E respektoj vendimin e tij dhe besoj se në një të ardhme do të jem sërish atje.

Këtë verë Bare është larguar nga Atletico e Madridit, duke iu bashkuar Malagas, zgjedhje të cilën e konsiderohen të duhurën për karrierën e tij.

Atletico ka lojtarë të nivelit botëror si Griezmann, megjithatë, një lojtar duhet të ulë disa shkallë për t’u ngjitur më pas sa më lart. Duhet të stërvitesh sa më shumë për të fituar një vend dhe është gjëja më normale, po nuk u stërvite nuk e fiton. Me kalimin e kohës jam 100% i sigurt se do të kap vendin tim te Malaga.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...