Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bare i lumtur për golin: Myzeqeja në festë për mua dhe Manajn!

I lumtur për golin dhe natyrisht për triumfin e kombëtare. Keidi Bare e analizoi kështu ndeshjen ndaj Moldavisë, ndërsa bëri shaka me finalizimin e tij dhe atë të Rey Manajt.

Goli i shënuar…

Mirë që nuk e humba(qesh).

Shënove ti, shënoi edhe Manaj. Mund të kishte mbrëmje me të bukur?

Kush e di çfarë feste mund të bëjë Myzeqeja tani(qesh). Jam i kënaqur për veten time, edhe për Manajn. Sidomos për Rein, sepse pas ndeshjes me Turqinë, ka qenë një moment i vështirë për të, edhe pse bëri një ndeshje të madhe. Jam i gëzuar që bëri një gol sot.

Era e re në Kombëtare, me lojtarë të ardhur nga moshat…

Intervistën e parë që kam dhënë, kur kam ardhur te Kombëtarja e madhe, kam thënë se ekipi do ringrihet, dhe do shkojë atje ku e ka vendin, sa më lart. Shpresoj që kemi një ekip të ri tani, nën 25-vjeç lojtarët, dhe kemi një moment të mirë. Të gjithë pothuajse luajmë në ekipet e tyre, dhe kemi një moshë të re të gjithë grupi. Shpresoj të bëjmë edhe në të ardhmen kaq mirë sa sot.

Kartonin e more me qëllim, doje të ishte patjetër ndaj Francës?

A, nuk e dija. Pse, nëse merr dy kartonë nuk luan? Hajde, nuk ka gjë. Nuk e dija. Ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në vendin tim. Ky nuk është problem.

Kujt ia dedikon këtë gol?

Familjes sime, natyrisht. Më mbështesin gjithmonë, dhe atyre ia kam uruar këtë gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...