La Liga

Bare, idhull i tifozëve: Espanyoli, shtëpia ime, nëse nuk luaj një ndeshje …

Kedi Bare është kthyer në idhull në Katalunjë. Tifozët e Espanyolit janë dashuruar me grindën e futbollistit 24-vjeçar. Futbollisi i Kombëtares së Shqipërisë ka folur për jetën e tij në një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, ku ka rrëfyer se ndihet si në shtëpi tek Espanyoli, pasi kjo i skuadër i ka dhënë gjithçka, e sa herë që luan në stadiumin “RCDE” ndihet tepër krenar.

“Ndihem si në shtëpi tek Espanyoli. Tifozët më bëjnë që të ndihem shumë mirë. E rëndësishëm është që në çdo situatë ne të jemi bashkë. Nëse unë humbas një ndeshje, për dy ditë me radhë nuk ndihem mirë. Dëshira ime është që të përmirësohem gjithnjë e më shumë. Familja ime ka qenë e bindur se një ditë do të bëhesha futbollist profesionist dhe me punë e përkushtim ia kam dalë”.

Bare është aktivizuar këtë edicion në 19 ndeshje në të gjitha garat me Espanyolin, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën katalanase. Mesfushori mori duartrokitjet e publikut në derbin me Barcelonën në ndeshjen e fundit, diçka që e ka emocionuar vërtetë shumë.

“Ishte diçka e magjishme që tifozët nisën të më duartrokitnin. Familja ime nuk po e besonte, aq sa nuk nxorën dot telefonat e tyre për të filmuar momentin”.

Krahas aventurës në La Liga, Bare është kthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe në radhët e Kombëtares së Shqipërisë, ku po merr besimin e trajnerit Edoardo Reja.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency