Futboll

Bare: Jemi si në kopësht zoologjik, jam mirë edhe pa të dashur

Keidi Bare tregon nga Spanja, ku ndodhet në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së Koronavirusit, se po bën gjthçka mundet në kushte e shtëpisë për të ruajtur formën fizike.

“Unë jam një tip që rri zakonisht në shtëpi pas stërvitjes. Tani jemi si në kopësht zoologjik, njerëzit janë në kafaz. Kjo gjë është e mirë për njerëzit tanë apo familjarët, nëse do të dalim në rrugë do të përkeqësohet gjendja. Shyqyr kam familjen këtu pranë dhe po kalojmë bashkë këto ditë të vështira. Flasim me shokët në Shqipëri e kudo ndodhen e ikën koha shumë shpejt”.

Sadiku e Manaj: Sadikun e kam, këtu, afër. Flas me Manajn, me çunat e tjerë. Po me shoqe jo, deri tani jam mirë vetëm.

Stërvitja i mbyllur: Nuk e kam lënë asnjë ditë stërvitjen, kam dalë poshtë shtëpisë dhe në ballkon për të bërë stërvitje. Më thotë babai se po e le një ditë stërvitjen, do të të lërë një vit. Pavarësisht se kushtet janë të vështira, sepse të lodh kur punon vetëm, të ndihmon shumë  stërvitja dhe shpresoj që në ditët në vazhdim gjendja të bëhet më e mirë dhe të vazhdojmë në ekipet tona.

Ftesa e Kombëtares: E prisja me padurim ftesën në Kombëtare, fat i keq që ky virus na ndau. E rëndësishme është që të qëndrojmë në shtëpi që kjo periudhë të kalojë.

E ardhmja: Tani për tani kam kontratë me Malagan dhe nuk jam tip që flet për diçka që nuk është e vërtetë. Kam pasur oferta, por në janar është periudhë e vështirë për të lëvizur. Kam kontratë këtu, njerëzit më duan, trajneri gjithashtu, ndaj ndihem më mirë edhe këtu.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency