Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bare: Luajtëm pa frikë, tani të ngremë lart Shqipërinë

U rikthye pas rreth një viti në Kombëtare dhe menjëherë mori vendin e titullarit, duke qenë nga më të mirët si në Francë, ashtu edhe sot ndaj Islandës. Flasim për Keidi Baren, që po tregon një nivel mjaft të lartë, ndërsa për Supersport pranoi se pret shumë nga vetja dhe kombëtarja.

Sot ishte krejtësisht një tjetër ndeshje. Pse nuk bëmë dot të njëjtën gjë në Francë?
Sot ne luajtëm mjaft mirë në fakt. E kishim diskutuar edhe në stërvitje, që duhet të luanim pa frikë dhe besoj se Shqipëria do të rikthehet të luajë jo vetëm për Europian, por edhe më lart. Franca është kampione bote dhe ndaj tyre mund të ndodhë gjithçka, por jam i lumtur që fituam sot.

Si ndihesh kur luan me Memushajn afër në fushë?
Kam folur vazhdimisht me të dhe ndihem mjaft mirë në krah të tij. Është një profesionist i vërtetë që më ka ndihmuar vërtetë shumë.

A ishte kjo mënyra e duhur për të reaguar pas ndeshjes me Francën?
Patjetër. E thashë edhe më përpara që do të rikthehemi shumë shpejt aty ku e kemi vendin, pasi besoj te kjo skuadër dhe mund t’ia dalim. Japim gjithmonë maksimumin, ndaj mos dyshoni asnjëherë te ne.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...