Bare titullar, Espanyoli bie në frymën e fundit në San Sebastian
Postuar ne

Share
Tweet
Share
Share
Email
Komente
Keidi Bare luan 57 minuta në sfidën që Espanyoli e humbi 1-0 në frymën e fundit përballë Real Soceidadit në San Sebastian. Mesfushori kuqezi e nisi ndeshjen titullar, por 12 minuta pas startit të fraksionit të dytë u zëvendësua nga Melendo. Skuadra katalane mundi të rezistonte për 95 minuta, por pikërisht në limitet e kohës shtesë vendësit fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga sulmuesi suedez, Aleksander Isak.
Duhet theksuar se në minutën e 51-të vendësve iu anulua një gol i shënuar nga Sorloth për ndërhyrje të gabuar. Nuk ndryshon renditja në La Liga pas këtij rezultati: Sociedadi mbetet i gjashti (51 pikë), por tashmë me katër pikë më shumë se Villarreali, ndërsa Espnyoli në vendin e 12-të me 36 pikë.
