Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Bare titullar, Espanyoli triumfon ndaj Getafes

Espanyol ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Getafes në takimin e raundit të 27-të të La Ligës. Vendasit ia dolën që të merrnin tre pikët dhe të fitonin pozicione në renditje, duke kaluar në vend të 12-të të elitës së futbollit spanjoll.

Ndeshja ishte deri diku e balancuar, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 17’, kur Cabrera i dha avantazhin ekipit të tij.

Ndërsa vetëm 10 minuta më pas, autogoli i Cabacos i dhuroi golin e dytë Espanyolit. Më pas ndeshja do të vijonte të ishte agresive nga të dyja anët, me Getafen që kërkonte kthimin e rezultatit dhe Espanyolin që luftoi për të mbajtur të paprekur portën.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare zbriti në fushën e lojës që nga minuta e parë dhe bëri një lojë të bukur, megjithatë nuk ia doli ta mbyllte këtë takim me një gol.

Ndërsa Espanyoli fitoi pozicione në renditje, Getafe qëndron në vend të 15-të me 27 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...