Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Baren e duan në Serie A dhe B, zbulohen emrat e skuadrave!

Interesim nga Italia për Keidi Baren. Mesfushori i kombëtares shqiptare i cili me shumë gjasa do të largohet nga Malaga në këtë merkato verore pëlqehet nga dy klube të Serie A por edhe nga dy të tjera që luajnë në Serie B. Përveç interesimit të Espanyol në Segunda Division, Bare ka përfunduar në radarët e Udineses që ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Malagas, ndërkohë edhe Parma e pëlqen kuqeziun. Në Serie B dy skuadrat e interesuara për Baren janë Salernitana dhe Lecce. Vetë Bare i cili spikati me fanellën e Malagas sezonin e kaluar për shkak edhe të problemeve të shumta financiare që ka klubi andaluzian kërkon të largohet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e mbetura të merkatos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...