Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie B

Bari i jep një shans Ahmetajt, e grumbullon në skuadrën e parë

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Matteo Ahmetaj do të ketë mundësinë të bindë trajnerin e Barit, Michele Mignani. Ky i fundit ka vendosur të grumbullojë 20-vjeçar në fazën përgatitore të verës, për të parë nga afër nëse mund t’i besojë një vend në organikë sezonin e ardhshëm, me skuadrën që do të garojë në Serinë B.

Sulmuesi Ahmetaj, që mban shtetësinë e Malit të Zi dhe të Kosovës, ka qen pjesë e të rinjve të Barit dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Vastogirardi në Serinë D italiane, ku shënoi tre gola, para se të dëmtohej e të mbetej për shumë muaj jashtë fushave.

Matteo Ahmetaj luan si sulmues qendre, pro edhe në krahun e majtë, teksa është bërë pjesë e Barit që në verën e 2020-ës dhe do të provojë të bindë trajnerin për të luajtur në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...