Matteo Ahmetaj transferohet te Monopoli. Sulmuesi shqiptar nga Mali i Zi është pronë e Barit, por është huazuar për një sezon në klubin që militon në Serinë C, aty ky do të kërkojë edhe shpërthimin.
Sulmuesi Ahmetaj, që mban shtetësinë e Malit të Zi dhe të Kosovës, ka qenë pjesë e të rinjve të Barit dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Vastogirardi në Serinë D italiane, ku shënoi tre gola, para se të dëmtohej e të mbetej për shumë muaj jashtë fushave.
Ahmetaj u grumbullua nga Bari edhe për fazën përgatitore verore, ku bëri mirë, por u huazua sërish, pasi ka nevojë të marrë minuta.
