Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Barkley i ngrin buzëqeshjen Mourinhos, përfundon mes tensionit Chelsea-United

Spektakël, emocione dhe ankth deri në sekondën e fundit. Përfundoi në mënyrë dramatike supersfida e javës së 9-të të Premier League mes Chelsea-it dhe Manchester United, me Rose Barkley-it që me golin e tij në minutën e 96-të i ngriu buzëqeshjen në fytyrë Jose Mourinhon dhe bëri që të shpërthente në festë Maurizio Sarri. Në Stamford Bridge Blutë e Londrës dhe Djajtë e Kuq ndanë nga një pikë në një ndeshje që përfundoi mes tensionit. Ishte Chelsea që zhbllokoi shifrat me gjermanin Rudiger që mposhti me një goditje të saktë me kokë De Gean në minutën e 21-të. Por në pjesën e dytë në harkun e 18 minutave skena ishte e gjitha për Anthony Martial i cili realizoi dy herë duke herë duke i dhënë epërsinë skuadrës së Mourinhos. Atëherë kur mendohej se Djajtë e Kuq do të merrnin fitoren më të rëndësishme në këtë sezon, në sekondat e fundit të 6 minutave shtesë të akorduara nga gjyqtari, Barkley dërgoi në rrjetë një top të mbetur në zonë pas shtyllës së David Luiz dhe pritjes shpëtimtare të De Geas ndaj Rudiger. I gjithë Stamford Brigde shpërtheu në festë sikur Chelsea ta kishte fituar ndeshjen pas këtij goli madje një antar i stafit teknik të Sarrit e festoi golin para fytyrës së Mourinhos duke acaruar sëtepërmi trajnerin portugez. Situata u tensionua mes dy kampeve dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe trajnerit të Chelsea-it për të qetësuar Mourinhon, i cili pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit u kujtoi edhe njëherë tjetër tifozëve të Chelsea-it të kenë më shumë respekt për të, pasi me luzitanin në drejtim kanë fituar tre tituj kampionë, nga 6 që kanë në total.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...