Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barleti Volej – Partizani, finalja e Kupës së Shqipërisë

Barleti Volej siguron biletën për në finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra pasi dominoi ndaj Teutës në gjysmëfinalen që u zhvillua në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik.

Kampionet në fuqi treguan supermacinë ndaj një skuadre ndjeshëm më inferiore duke triumfuar 3-0 me sete, 25-15, 25-20 dhe 25-14.

Vajzat durrsake për asnjë moment nuk arritën të rivalizonin, me Barletin që u shkëput me lehtësi në çdo set, duke koanduar në çdo moment ndeshjen.

Barleti Volej do të përballet në finale me Partizanit, që mposhti lehtësisht 3-0 me sete, 25-13, 25-18 dhe 25-7 Tiranën, në një takim pa shumë histori, që u dominua nga vajzat e kuqe. Diferencat ishin aq të mëdha mbi parket, aq sa në setin e tretë dhe të fundit Tirana realizoi vetëm pikë.

Finalja mes Barletit Volej dhe Partizanit do të zhvillohet të dielën në orën 16:00, po në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...