Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Barone: Xhiro me Agnellin? As për dy miliardë euro

Numri dy i Fiorentinës dhe krahu i djathtë i presidentit Commisso, Joe Barone ka shpjeguar edhe njëherë deklaratën se do të bënte një xhiro rreth stadiumit “Artemio Franchi” me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

Ai tha se gjithçka e kishte thënë në kuadrin e shakasë dhe se nuk do ta bënte një veprim të tillë as për 2 miliardë euro, duke parë rivalitetin që ekziston mes tifozërive të dy klubeve.

“Ishte gjithçka një shaka dhe duhej ta kishit kuptuar këtë. Nuk do ta bëj xhiron me Agnellin, as për dy miliardë euro. Ne duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme në Firence dhe natyrisht që për këtë duhet të jemi në të njëjtin krah me tifozërinë tonë”, u shpreh Barone.

Fiorentina e ka nisur kampionatin me dy humbje, ndërsa këto ditë trajneri Montella ka punuar me skuadrën e plotë dhe pret të marrë frytet e punës që nga mesdita e të shtunës ku në “Artemio Franchi” do të zbresin kampionët në fuqi të Italisë.

“Kemi sjellë Ribery për t’i dhënë skuadrës autoritet dhe eksperiencë, ashtu si edhe Boateng. Më pas kemi sjellë edhe Pulgar e Pedro, dy të rinj që kanë energji dhe ambicie për të arritur majat, pa harruar këtu yllin e skuadrës Chiesa. Shpresojmë të bëjmë një sezon mjaft të mirë”, tha Barone.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...