Futboll

Bartomeu: E papranueshme sjellja e Arthurit, Messi e mbyll te Barça, Lautaro …

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i është rikthyer çështjes “Arthur”, me brazilianin që ka vendosur në mënyrë të njëanshme të mos paraqitet nën urdhrat e Settien për ndeshjen e radhës me Napolin në Champions.

“Ne kishim arritur një marrëveshje që deri në fund të Ligës së Kampionëve ai do të luante për Barçën. Është lojtar që ka njëfarë rëndësie në ekip, mund të na ndihmonte, por ai nuk është kthyer nga pushimet. Është një veprim i papranueshëm, që tregon mungesë disipline. Kjo është arsyeja pse ne kemi hapur një çështje kundër tij, nuk ka asnjë argument që të justifikojë mungesën e tij. Arthur telefonoi Vidalin, por nuk dha asnjë arsye. Vendosi të mos kthehej. Duke pretenduar se koha e tij te Barcelona ka mbaruar. Kjo na detyron të nisim procedurën disiplinore sepse duhet të kthehet te Barcelona derisa të përfundojë sezoni. Ishte një pakt mes klubeve (mes Barçës dhe Juves).”

Arthur, i cili do të jetë pjesë e Zonjës së Vjetër sezonin e ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes që çoi Miralem Pjanicin te Barça, rrezikon të paktën një gjobë të majme.

“Ju duhet të analizoni atë që ka ndodhur, për të analizuar shkaqet, të pyesni lojtarin dhe të shihni cilat arsye ai ofron. Nëse arsyet nuk justifikohen, do të ketë gjobë. Nëse një punëtor nuk punon, ai nuk paguhet. Ajo që ai ka bërë është mungese respekti për shokët. Është e pajustifikueshme dhe plotësisht e pakuptueshme.”

Barcelona është e lidhur me një klub tjetër italian (përveçse me Juven), Interin, për dy arsye të ndryshme: Lautaro Martinezin dhe Messin. “Kontrata e Messit skadon në vitin 2021, por ai e ka thënë shumë herë që dëshiron të përfundojë karrierën te Barcelona. Do të luajë edhe 3-4 vjet futboll. Për disa javë, Barcelona foli me Interin për Lautaro Martinezin, por bisedimet janë ngecur, Situata aktuale nuk ka premton për të bërë shpenzime të mëdha.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency