Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Barushi: I lumtur që kthejmë Dinamon në këtë nivel, në gjysmëfinale dua një derbi ndaj Partizanit!

Ermal Barushi ish-gjyqtari i njohur, aktualisht administrator i Dinamos ishte ai që përfaqësoi blutë kryeqytetas në shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Barushi komentoi përballjen mes Dinamos dhe Skënderbeut që do të vihet në skenë pas plot 9 vitesh dhe me siguri do të luhet në kompleksin Internacional në Pezë-Helmës ndërsa shtoi se do të dëshironte më shumë një derbi ndaj Partizanit i cili gjithsesi mund të bëhet realitet në gjysmëfinale.

“Jemi të kënaqur që kthejmë Dinamon në këtë nivel. Gjithsesi, kjo përballje i ka munguar kampionatit dhe këtyre dyja skuadrave prej 9 vitesh. Shorti mendoj që është një short i mirë. Shpresoj dhe them që me pak vështirësi mund ta kalojmë.Ne e kemi objektivin që të vazhdojmë, t’i marrim ndeshjet një e nga një, pavarësisht se jemi ekip i Kategorisë së Parë. Shpresojmë që të shkojmë në gjysmëfinale. Mendoj që shorti ishte i mirë për ne. Jam shumë i kënaqur që në qoftë se do të arrinim në gjysmëfinale, të kthenim një derbi Dinamo-Partizani”.

“Ka 9 vite që ndeshja Dinamo-Skënderbeu nuk bëhet më, unë kam qenë faktor në fushën e futbollit, mendoj që është një ndeshje interesante. Edhe ky niveli i Kupës mund të bëhet në Pezë-Helmes, në kompleksin Internacional. Në gjysmëfinale dhe finale, përcaktohet nga stadiumi tjetër”, u shpreh Barushi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...