Serie A

Barzagli: Benatia është Bonucci i ri

Mbrojtësi veteran i bardhezinjve, Mateo Barzagli është shprehur se Juventusi nuk po e ndjen aspak mungesën e Leonardo Bonuccit, që u largua këtë verë te Milani. Mbrojtësi italian tha se është pikërisht marokeni Benatia, që po e zëvendëson denjësisht kapitenin aktual të Milanit.

“Bonucci është një mbrojtës i madh, që na ndihmoi në shumë suksese, por tani kemi Benatianë, që e njeh mirë kampionatin italian dhe po tregon se është një zëvendësues i denjë i Leos, por edhe i ne të tjerëve”, tha Barzagli.

Mbrojtësi veteran i Juventusit nuk la pa komentuar as momentin aspak pozitiv që po kalon argjentinasi Paulo Dybala, me bardhezinjtë.

“Dybala është një kampion i lindur, që na ka dhënë shumë sodisfaksione. Askush nuk ka dyshime mbi cilësitë e tij, ndaj e vetmja këshillë që kemi, është të punojë dhe të vihet në shërbim të ekipit, sepse kemi nevojë për lojën e tij”, u shpreh mbrojtësi.

Barzagli nuk la pa komentuar as mbetjen jashtë të Italisë, nga Botërori ‘Rusi 2018’, ku theksoi se ishte një nga momentet më të errëta të karrierës së tij futbollistike.

“Mbrëmja e 13 tetorit në Milano, ishte nga më të errëtat në karrierën time sportive. Nuk e kishim imagjinuar asnjëherë se do të mbeteshim jashtë Botërorit dhe edhe në këto momente vijoj të kem keqardhje. Gjithsesi, ne dhamë maksimumin, por fati dhe episodet nuk ishin në favorin tonë, në 2 sfidat me Suedinë”, deklaroi Barzagli.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency