Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Basha: Partizani? Ishte thjeshtë një foto, ja ku ndryshon Reja nga Panucci

Kombëtarja shqiptare vazhdon grumbullimin në kompleksin Tropikal në Durrës ku po përgatitet për dy ndeshjet e rradhës kualifikuese ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në Elbasan Arena. Në konferencën e parë për shtyp nga ky grumbullim folën për mediat mesfushori Migjen Basha dhe mbrojtësi Kastriot Dermaku. Basha mohoi të ketë pasur kontakte me Partizanin gjatë këtyre ditëve, ndërsa foli për atmosferën në skuadër dhe trajnerin e ri Edy Reja.

Kontakte me Partizanin? – “Së pari zërat e merkatos kush i ka thënë. Ishte vetëm një foto që u bë e madhe dhe doli që Basha është për te Partizani. Kam edhe një vit kontratë me Arisin. Nuk është e vërtetë. Çdo lojtar do të shkojë në Champions. Kam kontratë dhe asgjë të vërtetë. Si ta them që unë kam dëshirë kur kam edhe një vit kontratë. Mund të jap një përgjigje që mund të hapë probleme. Ishte rastësi, një foto. Nuk ka asgjë të vërtetë”.

Atmosfera në ekip – “Ekipi nuk është i plotë tani, po ndihemi më të lirë me Rejën. Ka qenë ndryshe me Panuccin, por nuk e bëj fajtor atë. Është trajner i ri, me tjetër mentalitet. Varet nga rezultatet, me fitore rritet harmonia. Ndryshe bëhet problem”.

Reja – “Është ndryshe, Panucci vendosi rregullat e tij dhe u munduam t’i zbatojmë. Duhen respektuar. Nuk e di nëse ishin pozitive apo jo. Mund të them që është ndryshe me Rejën. Nuk ia jap gjithë fajin Panuccit, por kur janë rregullat duhen respektuar. Jemi përgatitur pak taktikisht, po punojmë në aspektin fizik. Më pas do shohim si do stërvitemi. Ka më shumë eksperiencë dhe shikohet që ka raport tjetër me lojtarët”.

Sfidat e ardhshme – “Jemi profesionistë, nuk e marrim lehtë. Luajmë për vendin tonë, nuk ka lidhje miqësore apo jo. Disa herë kemi bërë mirë, disa herë jo. Vitin e fundit ka pasur shumë mungesa, Panucci bëri disa teste dhe nuk shkuan gjërat mirë. E dimë që duhet patjetër rezultat. Duhet të fitonim më Turqinë. Është me rëndësi të marrim pikë me Islandën dhe Moldavinë. Ka humbur pak entuziasti dhe duhet që ne lojtarët ta kthejmë me rezultate. Kur të spostohemi në Tiranë mund të ndryshojë situata”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...