Bundesliga

Bashkë deri në 2025, Bayern pranë rinovimit me një prej liderëve të skuadrës

Bayern Munich është shumë pranë zyrtarizimit për herë të 10-të radhazi kampione e Gjermanisë, me drejtuesit e klubit që tashmë kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën në merkato, por edhe për të ruajtur organikën aktuale e cila ka treguar se mund të jetë shumë konkurruese.

Një nga liderët e ekipit dhe që preferon të vazhdojë të luaj deri në fund të karrierës me rekordmenët gjermanë është Thomas Muller. Në fakt, kontrata aktuale e 32-vjeçarit përfundon pas dy viteve, megjithatë palët kanë biseduar dhe sipas Bild, kontrata e re e Muller do të jetë deri në vitin 2025.

Një kontratë në të cilën sulmuesi do të përfitojë më shumë nga ana financiare, teksa nëpërmjet bonuseve në “portofolin” e Muller do të depozitohen deri në 20 milionë euro në vit. Në këtë formë, drejtuesit e Bayern vlerësojnë në të gjitha aspektet një nga liderët e skuadrës i cili përveç pjesës së fushës ka një rol të madh edhe jashtë saj, duke i “dhënë një dorë” trajnerit Julian Nagelsmann.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency