Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Bashkëjetesa me Navas e bezdis, Barcelona propozon një shkëmbim për Donnarumman

FOOTBALL , ENTRAINEMENT DU PSG AU CAMP DES LOGES A LA VEILLE DU MATCH BREST - PARIS SG DE LA 3E JOURNEE DU CHAMPIONNAT DE FRANCE DE LIGUE 1 / MAURICIO POCHETTINO ENTRAINEUR DU PSG , KEYLOR NAVAS , GIANLUIGI DONNARUMMA

Pritej të ishte një eksperiencë ndryshe ajo e Gianluigi Donarummas te PSG duke qenë se parisienët fituan garën me disa klube të tjera të cilat kërkonin shërbimet e gardianit kampion Europe me Italinë. Mirëpo, nuk ka rezultuar e tillë teksa trajneri Mauricio Pochetino ka vendosur që së bashku me Donnarummën, t’i japë minuta edhe Keylor Navas.

Një bashkëjetesë, të cilën vetë 22-vjeçari ka theksuar se e bezdis dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Barcelona. Katalanasit, edhe më parë kanë qenë të interesuar për italianin, megjithatë tashmë janë të gatshëm të ndërmarrin hapa konkretë duke qenë se janë të pakënaqur me paraqitjet e Marc-Andre Ter Stegen.

Gjermani ka marrë kritika të shumta për paraqitjet e tij në këtë sezon, ndërsa blaugranët po mendojnë t’ia afrojnë gardianin PSG për të kryer shkëmbimin me Donnarummën. Megjithatë, për portierin e Italisë nuk është vetëm Barcelona një mundësi pasi për të në lojë është edhe Bayern Munich, me bavarezët që kërkojnë të garantojnë portën për vitet në vazhdim teksa kontrata me Nojerin 35-vjeçar skadon në vitin 2023.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...