Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bashkëpunim me UEFA-n, FSHF seminar me arbitrat e së ardhmes

Sektori i arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me sektorin përkatës në UEFA kanë organizuar këtë javë një seminar me arbitrat talente në Shqipëri.

Në këtë seminar, UEFA ishte pjesëmarrëse me instruktorin e saj Darko Ceferin nga Sllovenia ndërsa arbitrat ialente (20 arbitra) ishin perzgjedhur nga kategoria e dytë dhe ajo e parë, në bazë të moshës dhe performancës që ato kanë paraqitur në ndeshjet e kategorive të ndryshme.

E veçanta e seminarit ishte mënyra e konceptimit të orës së leksionit e cila u zhvillua në grupe ku të gjithë pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe në vendimnarrjet e situatave të ndryshme.

Një nga temat e diskutimeve ishte dhe ajo e ndryshimeve të shumta të Rregullores së Lojës të cilat do të implementohen që prej datës 1 Qershor, të këtij viti ku pa dyshim ndryshimi më i madh ka ndodhur sa i përket Rregullit 12, “Faullat dhe sjelljet e pahijshme”, ku prekjet e topit me dorë, të konsideruara si shkelje ose jo do të pasqyrohen ne rreshtat e këtij rregulli gjë e cila deri tani ka qenë ne kuadër te instruksioneve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...